Aktualitet

16 raste të reja. 30% e të prekurve janë shëruar

16 raste të reja. 30% e të prekurve janë shëruar

Në 24 orët e fundit janë testuar 175 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2571 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 377 raste.

Janë testuar gjithashtu 11 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19.

30% e të prekurve janë shëruar.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 21 qytetarë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 177 raste
- Durrës 38 raste
- Lushnje 5 raste
- Elbasan 10 raste
- Fier 26 raste
- Kavajë 8 raste
- Rrogozhinë 4 raste
- Korçë 16 raste
- Vlorë 5 raste
- Shkodër 44 raste
- Lezhë 14 raste
- Berat 2 rast
- Has 12 raste
- Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
- Pukë 4 raste
- Mirditë 3 raste