Aktualitet

19 policë të lënduar nga përplasjet e djeshme të tifozëve

19 policë të lënduar nga përplasjet e djeshme të

Zv.drejtori i Policisë së Shtetit ka dhënë një deklaratë për shtyp. 19 policë janë lënduar gjatë përplasjes së tifozëve holandezë dhe italianë. Një prej policëve është plagosur me thikë. Efektivët po marrin kujdes mjekësor.

“Në komisariat janë shoqëruar 60 tifozë dhe gjatë kontrolleve u janë gjetur thika, leva, doreza hekuri dhe lëndë të tjera piroteknike”, tha Dervishaj.

“Janë dëmtuar 4 automjete policie. Për sa më sipër në qendrat spitalore janë dërguar për ndihmë mjekësore 10 shtetas, 5 shqiptarë, 3 italianë dhe 2 holandezë”, shtoi ai.

“Për 80 tifozët e deportuar sot në Itali pas trazirës së djeshme, do vendoset përjashtimi përgjithmonë nga aktivitetet sportive”, tha Dervishaj.

Në fund u bëri thirrje qytetarëve të mos provokohen në situata të ndryshme, të shmangin fan zonat.

“Apelojnë ndaj bizneseve të mos shërbejnë alkool në shishe dhe gota qelqi, sepse përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve”, shtoi gjithashtu zv.drejtori i Policisë.