Aktualitet

19 vjeçari pranon plagosjen në Malësinë e Madhe: Dëgjova babain për konfliktin e pronësisë

19 vjeçari pranon plagosjen në Malësinë e Madhe:
Ilirjan Hasanaj

19 vjeçari Ilirjan Hasanaj është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës dhe ka pranuar plagosjen e shefit të Policisë në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj dhe babain e tij Xhelal Hasanaj. Në Polici ai ka thënë se nuk e ka bërë me paramendim, se kishte pirë alkool por gjithashtu përmend një konlikt për çështje pronësie të dëgjuar nga babai i tij.  Sipas tij, shefin e Policisë së Malësisë së Madhe e ka parë rastësisht dhe e ka ndjekur më pas për ta qëlluar. 19 vjeçari thotë se është penduar për plagosjen, ndërsa armën kishte disa kohë qe e mbante. 

Rrëfimi i Ilirjan Hasanaj: 

“Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjeshtë e kam parë duke kaluar në rruge dhe i jam vënë mbrapa. Armën e kam patur me vete sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marre atë dite, me ka qëlluar me vete. I jam vëne mbrapa dhe e kam qëlluar por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit. Thjeshtë e kam parë rastësisht teksa kalonte me makine dhe e kam ndjekur ne atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronesie tonën. Eshtë një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qene edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan të përgatitur. Duke qene drejtor me erdhi ne mendje se mund te na pengonte tek pronësia por çdo gjë ka qenë ne atë moment. Ndërsa kusheriri im nuk ka patur asnjë ide se çfarë kam bëre unë por thjeshte e kam thirrur duke i thënë që të më merrte sepse kisha nevojë por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qene aspak në dijeni të plagosjes. Unë jam penduar maksimalisht për çfare kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam vetëdorezuar ne polici. Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frike por tani e kam kuptuar dhe jam shumë shumë i penduar ndaj kam ardhur që ta pranoj çfarë kam bërë”.

19 vjeçari u dorëzua i shoqëruar nga kushëriri i tij, por për të thotë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen që ndodhi 5 ditë më parë. 19-vjeçari është djali i Arben Hasanaj, ish-polic i Kufirit në Shkodër.