Aktualitet

2 mësues dhe 3 punonjës gjykate të infektuar me virusin në Korçë

2 mësues dhe 3 punonjës gjykate të infektuar me virusin në

Dy mësues në Korçë kanë rezultuar të infektuar në testin e koronavirusit. Mësohet se ato nuk kanë shkuar sot në shkollë, dhe 4 të  tjerë me të cilët kanë pasur kontakte janë karantinuar ndërsa presin përgjigjen e analizave. Dy mësuesi e infektuar punojnë njëri në një shkollë të meshe ndërsa tjetri një ciklin e ulët të një shkolle 9-vjeçare.

Ndërsa po në Korçë, janë konfirmuar 3 raste të tjera. Sekretarja e gjykatës së Shkallës së Parë ka rezultuar pozitive si dhe 2 punonjëse të tjera të cilat ishin në një zyrë me të. mediat tregojnë se janë marrë tamponet për 10 punonjës të tjerë që kanë patur kontakte ndërsa priten përgjigjet.

Ministria e Shëndetit konfirmoi sot 7 raste me koronaviurs nga Korça.