Aktualitet

20 humbje jete nga Covid, ulet numri i të infektuarve. Tirana mbi 300 raste

20 humbje jete nga Covid, ulet numri i të infektuarve. Tirana mbi 300 raste

20 pacientë të shtruar në spitalet Covid kanë humbur jetën, prej tyre 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 63-85 vjeç.

Ndërsa janë konfirmuar 847 të infektuar nga 851 të raportuar një ditë më parë. Kryeqyteti Tirana mbetet 'zona e nxehtë e infeksionit' ndoshta për shkak të popullsisë më të madhe në vend.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

320 raste në Tiranë, 48 në Vlorë, 46 në Shkodër, 36 në Durrës, 35 në Fier, 30 në Kuçovë, 26 në Sarandë, 25 në Kurbin, 24 në Gjirokastër, 23 në Kavajë, nga 19 raste në Mallakastër, Përmet, nga 18 raste në Krujë, Korçë, 17 në Elbasan, nga 13 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 10 raste në Lezhë, Bulqizë, nga 8 raste në Berat, Pogradec, Malësi e Madhe, 7 në Kukës, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 5 raste në Devoll, Lushnje, nga 4 raste në Mat, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Has, Pukë, Delvinë, Vau i Dejës, Belsh, Dibër, Roskovec, Peqin, Vorë, nga 1 rast në Tropojë, Divjakë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Libohovë.

Statistika (4 Mars 2021)
Raste të reja ditore 847
Të shëruar në 24 orë 777
Të shtruar në spitale 609
Humbje jete në 24 orë 20
Testime ditore 3268

Testime totale 479,285
Raste pozitive 110,521
Raste të shëruara 72,853
Raste Aktive 35,792
Humbje jete 1,876

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23331
Fier 2626
Vlorë 1827
Durrës 1632
Shkodër 1345
Gjirokastër 1118
Korçë 883
Elbasan 837
Lezhë 798
Berat 713
Dibër 345
Kukës 337

*Tiranapost.al.