Aktualitet

20 vjet pas kthimit të familjes mbretërore në Shqipëri, Princ Leka i bën ende një pyetje vetes

20 vjet pas kthimit të familjes mbretërore në Shqipëri,

Ishte data 25 Shkurt 2002 kur me kërkesë të një grupi deputetësh të Kuvendit të asaj kohe u bë e mundur që Familja Mbretërore, e larguar prej 63 vitesh nga Shqipëria nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës, të rikthej në atdhe.

20 vjet pas kthimit të familjes mbretërore në Shqipëri,

“Nëna Mbretëreshë dhe Familja Mbretërore e kanë shprehur publikisht prej kohësh dëshirën për të ardhur e për të jetuar përgjithmonë në Shqipëri,” thuhej mes të tjerash në kërkesën e firmosur nga shumica dërrmuese e deputetëve të cilët kanë vendosur edhe emrat mbi shkresën protokollare.

20 vjet pas kthimit të familjes mbretërore në Shqipëri,

Sot, plot 20 vjet nga rikthimi në atdhe i familjes së tij, Princ Leka e kujton me nostalgji momentin e zbritjes për herë të parë në tokën shqiptare e megjithatë ai thotë se edhe pas afro dy dekadash ka ende një peng të cilin ia lë kohës.

20 vjet pas kthimit të familjes mbretërore në Shqipëri,

Postimi i Princit Leka:

Sot bëhen 20 vjet nga kthimi i Familjes Mbretërore Shqiptare në atdhe mbas një emigrimi të detyruar dhe të stërzgjatur.

Në këtë ditë do të donim të kujtojmë jo vetëm ata burra dhe gra që sakrifikuan me Familjen Mbretërore për një Shqipëri të lirë dhe Europiane, si në emigrim dhe në Shqipëri, por edhe ata deputetë, përfaqësues të popullit në Kuvendin e Shqipërisë që shembën murin dhe rrëzuan ligjin që ndalonte kthimin e Familjes Mbretërore në Shqipëri, si dhe realizuan dëshirën dhe vullnetin e Nënës Mbretëreshë Geraldinë që të mbyllte sytë në vendin që e deshi dhe e mirëpriti si Mbretëreshën e tyre.

20 vjet pas kthimit të familjes mbretërore në Shqipëri,

Natyrshëm që në këtë 20-vjetor të rikthimit të Familjes Mbretërore në atdhe, e vetmja pyetje që i shtrojmë vetes është nëse mund të bëjmë akoma më shumë për vendin dhe njerëzit.

20 vjet pas kthimit të familjes mbretërore në Shqipëri,

Sikurse në të kaluarën, misioni i Familjes Mbreterore mbetet një dhe i pandryshuar: paqja sociale, prosperiteti dhe vëllazërimi mes shqiptarëve.”

20 vjet pas kthimit të familjes mbretërore në Shqipëri,

Shqipëria jonë ka nevojë për të gjithë ne, që ta ndërtojmë dhe ta bëjmë një vend të dashur, mbi të gjitha për rininë tonë. Shqipëria jonë ka potencialin për të qenë e lakmushme nga të gjithë.

20 vjet pas kthimit të familjes mbretërore në Shqipëri,

Zoti e bekoftë Shqipërinë tonë!