Aktualitet

20 vjet Vodafone Albania… pa limit

20 vjet Vodafone Albania… pa limit

Ndërsa bariu në një skaj të largët, mes malesh, në veri të Shqipërisë, duhet të kalojë natën duke ruajtur dhentë e tij, shoqëruesin më të mirë gjen celularin dhe muzikën që zgjedh ta dëgjojë prej internetit. Pasi mami duarartë, nxjerr prej tezgjahut qilimin e radhës, ku ka thurur motivet tradicionale, në një nga dyqanet e vogla tek Pazari i Vjetër i Krujës, e bija ka një punë edhe më të mirë për të bërë: t’i promovojë e t’i shesë ato punime të mrekullueshme, përmes platformës online. Kur gjyshja gatuan ushqimet e preferuara të mbesës, kjo e fundit gëzon me video e postime në Instagram, duke e ndarë shijen e ëmbël të shtëpisë së saj, tek të gjithë miqtë virtual. Nëse gjendet në mes të detit, e dëgjon një shkreptimë, peshkatari mund të informohet për “çmenduritë” e motit përmes aplikacionit që ka në celular, ashtu si edhe fermeri kur sapo ka bërë mbjelljet e stinës…

20 vjet Vodafone Albania… pa limit

Këto janë disa nga ato historitë e vogla, personale, familjare, të së përditshmes, të jetës dhe punës së çdo shqiptari, që jeton në fshat a në qytet, në veri a në jug… të cilat lidhen të gjitha, prej 20 vitesh, nga një rrjet i fuqishëm e që nuk njeh limit, për të plotësuar çdo nevojë e dëshirë të tyre, e për të mbajtur të lidhur fort shpirtin njerëzor me teknologjinë, traditën me të ardhmen, guximin për të investuar në çdo fushë me sigurinë e garancinë për sukses... ashtu si dy brigjet e një ure, që krijojnë gjithmonë një pikë takimi, mes njerëzve, kohëve e shërbimeve.

20 vjet Vodafone Albania… pa limit

Kjo është fuqia e Vodafone GigaNet, i certifikuar si rrjeti më i mirë celular për 4 vite rresht dhe si rrjeti më i mirë fiks për 2021-shin nga kompania ndërkombëtare Umlaut.

Ndër këto 20 vite Vodafone Albania ka arritur të jetë kudo, si rrjeti me mbulimin më të gjerë 4G (98,3% të popullsisë), me zgjidhjet më të shpejta IoT, me cilësinë e shpejtësinë e shërbimeve pa limit, në telefoninë celulare e atë fikse.

20 vite Vodafone Albania janë një arsye e fortë për t’u festuar e për t’u ndjerë bashkë, si një familje e madhe, gjithmonë nën moton: Together We Can!