Aktualitet

2000 qytetarë telefonojnë brenda një dite Urgjencën! Brataj tregon arsyet dhe çfarë ndodh pas bisedave

2000 qytetarë telefonojnë brenda një dite Urgjencën! Brataj

Rreth 2 mijë qytetarë telefonojnë brenda një dite numrin e urgjencës 127, ku 500-700 prej tyre kanë lidhje me Covid-19. Kështu thotë shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili tregon numrin e rasteve të atyre që u jepet shërbim në shtëpi apo që sillen në spitale.

2000 qytetarë telefonojnë brenda një dite Urgjencën! Brataj

"Është rritur numri i telefonatave në këto 10 ditët e fundit. Ka 1300 që kishim në shtator, tani kemi 2000 thirrje nga ku 500-700 janë për COVID. Kjo shndërrohet në vizita në banesë por dhe transferime në spitale. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kishte 65 raste ku 33 u trajtuan në banesë dhe 32 në spitale me COVID. Qytetari hyn në sistem përmes mjekut të familjes, qendrës shëndetësore. Çdo rast i dyshuar për COVID i dërgohet epidemiologëve dhe kontaktohet më pas nga këto. Nëse simptomat janë të lehta, ai mund të trajtohet në shtëpi. Nuk duhet të filluar që në fillim terapia me antibiotik pasi nuk japin efekt. Mund të kenë dhe efekte anësore. Ankthi dhe frika e personave që dyshojnë se janë të infektuar shtohet shumë. Brenda javës nuk shihen rezultate, ato do të shihen pas 2-3 javësh”, tha Brataj për “Report TV”.

Po ashtu ai u shpreh se numri i rasteve të reja me Covid brenda një dite (306 të infektuar me Covid) është fiziologjike dhe e parashikuar., ndërsa shtoi se: “Besoj se me rritjen e këtyre numrave duhet të hapen spitalet Covid 3 dhe 4”.