Aktualitet

23 raste të reja, 12 vetëm në Tiranë

23 raste të reja, 12 vetëm në Tiranë

12 raste të reja janë konfirmuar në Tiranë. 8 janë raste kontakti me të infektuarit e mëparshëm, 4 në proces hetimi.

Në QSUT janë testuar 57 personel shëndetësor dhe pacientë, dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

6 raste janë konfirmuar në Mat, kontakte të një paciente në QSUT dhe 4 raste në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë dhe 1 rast i ri në Durrës.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë.

COVID-19 – Statistika (29 Maj 2020)
Testime totale 15595
Testime molekulare 14269
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1099
Raste të shëruara 851
Raste Aktive 215
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 121
Durrës 42
Krujë 17
Shkodër 11
Kamëz 9
Mat 6
Lushnje 4
Berat 2
Fier 2
Korçë 1

Lexo më shumë: