25 maji pushim për të gjitha shkollat dhe universitetet në Tiranë

E Enjte 19 Maj 2022, 11:50
TiranaPost
Në datën 25 maj të gjitha institucionet arsimore, publike dhe private në Tiranë do të jenë pushim, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja Kushi me anë të një postimi në Facebook.
“Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha instituçionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim.
Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!”, shkruan Kushi.