Aktualitet

25 Prilli/ Shtohen prokurorët gjatë kësaj periudhe për hetimin e krimeve zgjedhore

25 Prilli/ Shtohen prokurorët gjatë kësaj periudhe për

Jemi tre ditë larg zgjedhjeve të 25 Prillit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës shpreh gatishmërinë e plotë për të angazhuar prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore për të hetuar çdo lloj të dhëne apo akti në raport me krimet zgjedhore.

Mësohet se janë marrë masat organizative për të krijuar listën e gatishmërisë si dhe për të shtuar numrin e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjatë kësaj periudhe.

Ndërkaq, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsionit, SPAK ka caktuar 5 prokurorët të cilët do të merren me çështjen e ndryshimeve në Kodin Penal për Krimet Zgjedhore. Ndryshimet e Kodit Penal i dhanë SPAK-ut kompetencën për të zgjedhur 5 prokurorët.

Ata janë:

Klodjan Braho

Sotir Kllapi

Dritan Prençi

Enkeleda Millonai

Edvin Kondili

Prokurorët do të hetojnë ata për të cilët vijnë të dhëna apo akuzohen se kanë kërkuar apo për favore të tjera në këmbim të votës, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK-u ishte kërkesë e opozitës dhe që mori mbështetjen e maxhorancës gjatë mbledhjeve të Këshillit Politik dhe më pas miratimin tek ligjvënësit e Kuvendit.

*Tiranapost.al.