Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi pak orë më parë në Dukat të Vlorës. Për pasojë një 25 vjeçar nga Korça me inicialet R.SH ka ndërruar jetë. Ai humbi kontrollin e makinës tip Seat dhe u përplas me murin anësor të rrugës. Ai u dërgua në spitalin e Vlorës por më pas ndërroi jetë. Bashkë me të ndodheshin dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka publikuar njoftimin lidhur me ngjarjen e rëndë:
“Rreth orës 16:00, në aksin rrugorë pranë fshatit Fushë Dukat, shtetasi R. Sh., 25 vjeç, banues në Korçë duke drejtuar automjetin tip Seat shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin anësor të rrugës.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi 25 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin e Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.
Dy pasagjerët e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.