Aktualitet

25-vjetori i Çlirimit, Rama citon Kadarenë në Prishtinë: Rugova, politikan pa pallat e pa komb

25-vjetori i Çlirimit, Rama citon Kadarenë në Prishtinë:

Në 25 vjetorin e Çlirimit, në Prishtinë është zhvilluar Konferenca Ndërkombëtare për 25 Vjetorin e Ndërhyrjes së NATO-s; “Rugova dhe Perëndimi”.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryeministri Edi Rama ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ish-kryeministri i italisë, Masimmo D’Alema.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama, u shpreh se figura e Ibrahim i dha Kosovës pasurinë e rëndësishme, miqtë ndërkombëtarë, ndërsa nënvizoi se pavarësia, me të gjitha garancitë për serbët në Kosovë është zgjidhja më e mire

“Një opinion mbi njeriun që e ka shënjuar historinë e shqiptarëve me një gjuhë të rrallë e të domosdoshme. Rugova, ati, themeluesi i Kosovës së lirë e demokratike, ishte një shqiptar, si i dalë nga brinjët, maloret e historisë sonë, një politikan si i rrahur me vajin e uthullën, një figurë që është e vështirë ta përmbledhësh pa i hyrë në hak. Mbetet më atipiku i politikanëve shqiptar.

I pashpjegueshëm dot deri në fund për mënyrën se si i imponuar njerëzve si lumi që rrjedh duke krijuar shtatin.

Rugova kryetar pa pallat e pa komb e çoi vendin drejt të ardhmes.

Ai u vetëshpall president i Kosovës për herë të parë, pati guximin e gjeniut për fatin se nuk rrezikoi jetën, por personalitetin. Ishte një akt donkishotest për shumë”, tha ai.