Aktualitet

257 të infektuar dje! Epidemiologu tregon çfarë na pret. A do jetë dimri i fundit i bashkëjetesës me Covid?

257 të infektuar dje! Epidemiologu tregon çfarë na pret. A do

Epidemiologu Artan Simaku thotë se rritja e numrit të të infektuarve, që dje shënoi një rekord të ri, me 257 raste ishte i pritshme dhe e parashikuar, për shkak të hapjesë shkollave dhe kontakteve të shtuara nga bizneset dhe aktivitetet.

 “Jemi në një situatë të pritshme, që para hapjes se shkollave ishte parashikuar, jo vetëm këtu që do ketë një rritje të numrit të rasteve, për shkak të shtimit të kontakteve. Ka një rritje të rasteve. kjo ishte e pritshme me hapjen e shkollave”.

Epidemiologu nuk parashikon një mbyllje të dytë me situatën aktuale të pandemisë. Ai thotë se kriteri që do të impononte një izolim të dytë është nëse tejkalohen kapacitetet në spitale, që aktualisht është në masën 50%. Në skenarët e rëndimit të situatës është hapja e dy spitaleve të tjera dhe ato rajonale.

 “Ditët e fundit është rritur numri i personave të shtruar. Kriteri i vlerësimi është numri i personave që kanë nevojë për shtrim spitalor. Janë përgatitur edhe dy spitale Covid. Përveç atyre janë njoftuar edhe spitalet rajonale kanë potencial për të ofruar shërbimin e tyre. Janë trajnuar edhe stafet mjekësore. Ka një përgatitje për një situatë më të rënduar.  Që nga fillimi i pandemisë ka vlerësuar situatën dhe ka marrë vedimet e saj në mënyrë të pavarur. Ne masat i marrim sipas vlerësimit të situatës tek ne. Në shumë shtete të Europës kanë filluar masat shtrënguese. Tek ne nuk bëhet fjalë për masa shtrënguese në fazën aktuale. Masa shtrënguese do të fillojnë kur të ezaurohen kapacitete spitalore. Aktualisht jemi në kapacitet 50% dhe nuk bëhet fjalë për masa shtrënguese në këtë situatë. Është theksuar që kriteri për fillim të masave shtrënguese, kapacitet vlerësuese janë kapacitete spitalore të përballjes së sëmundjes. Nëse spitali nuk i përball dot më ky është një kriter”.

Por çfarë na pret muajt e ardhshëm? Epidemologu thotë se situata e rënduar me koronavirusin dhe virusin e gripit mund të të zgjasë deri në maj. Ai theksoi rëndësinë tek vaksina e gripit dhe se deri në fund të dimrit do na duhet të bashkëjetojmë me virusin.

 “Stina e gripit është fundi nëntorit dhe marsi. Do të kemi bashkëqarkullim edhe me koronavirusin. Kjo do të sjellë një situatë më të rënduar. Kjo situatë e rënduar do të jetë deri në mars. Koronavirusi është një virus i ri dhe nuk e dimë se si do të sillet. Deri në fund të dimrit do të bashkëjetojmë me koronavirusin. Për gripin ekziston vaksina dhe nga vaksinimi i gjithë popullatës por më shumë për grupet me risk do të lehtësojë ngarkesën e sëmundshmërisë”.