Aktualitet

26 raste të reja, të gjitha në Tiranë

26 raste të reja, të gjitha në Tiranë

Janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë. Nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)
Testime totale 15319
Testime molekulare 13993
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1076
Raste të shëruara 823
Raste Aktive 220
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 122
Durrës 51
Krujë 17
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1