Aktualitet

28 nëntori në Vlorë pa qytetarë në shesh. Kryebashkiaku Leli tregon ceremoninë ku do jetë vetëm politika

28 nëntori në Vlorë pa qytetarë në shesh. Kryebashkiaku

Në Tiranë por edhe në Vlorë, pavarësisht zbukurimeve, dita e Flamurit edhe këtë vit do të jetë ndryshe: Pa grumbullime, pa festë në sheshe!

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, nuk do të lejohen grumbullimet. Megjithatë, në sheshin historik të Vlorës ceremonia do të mbahet. Kryebashkiaku Dritan Leli ka treguar se ceremonia pa grumbullime njerëzish do të mbahet me krerët e politikës, nga presidenti tek kryeministri. Leli thotë se do jetë një ceremoni e thjeshtë, ku do të vendosen kurorat në varrin e Ismail Qemalit.

‘Pavarësisht kushteve në të cilat ndodhemi dhe respektimit të masave anti COVID, ceremoniali i ditës së Flamurit do të mbahet, dhe pas kësaj do të ketë vendosje të kurorave nga personalitetet në varrin e Ismail Qemalit. Një ceremoni e thjeshtë, në respektim të rregullave por dhe në respekt të traditës për ditën e Flamurit'.

28 nëntori në Vlorë pa qytetarë në shesh. Kryebashkiaku

Një detyrim në emër të jetës, e quan kryebashkiaku i Vlorës, mos prezencën e qytetarëve për të festuar, si një rregull që duhet zbatuar për shkak të Covid.

'Kam informacione se në Vlorë ka shumë njerëz që kanë zgjedhdur të kalojnë fundjavën në Vlorë për ta vizituar në ditën e Flamurit, i këshilloj të mos jenë prezentë në shesh në orën 10:00. Është një vendim pro jetës. Qytetarët e Vlorës të tregojnë më shumë qytetari', tha Leli në intervistë për Report.

28 nëntori në Vlorë pa qytetarë në shesh. Kryebashkiaku

*Tiranapost.al.