Aktualitet

280 mijë nxënës përfitues të librave shkollorë falas këtë vit

280 mijë nxënës përfitues të librave shkollorë

Këtë vit shkollor është 280 mijë numri total i nxënësve përfitues nga librat falas. Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka publikuar foto nga shpërndarja e librave falas, dhe kujton kategoritë e përfituesve. Bëhet fjalë për klasat nga e para deri në klasën e 9-të si dhe për nxënësit e kategorive në nevojë mes klasave 10 deri në klasën e 12. Ministrja Kushi thotë se me këtë skemë ulet barra financiare e familjeve, ndërsa nxënësit pajisen me botimet më prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.

280 mijë nxënës përfitues të librave shkollorë

280 mijë nxënës përfitues të librave shkollorë

Njoftimi i plotë:

#LibratFalas
Në #shkolla të ndryshme të vendit vijon shpërndarja e teksteve shkollore #falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në #nevojë mes klasave 10-12.
Falë kësaj skeme mbështetëse nga ana e qeverisë shqiptare, këtë vit shkollor është 280 mijë numri total i nxënësve përfitues duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e barrës financiare të familjeve shqiptare, si dhe duke pajisur #nxënësit me botimet më prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.

280 mijë nxënës përfitues të librave shkollorë

*Tiranapost.al.