Aktualitet

I riu me Covid që u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit ishte në gjendje të stabilizuar para aktit vetëvrasës

I riu me Covid që u hodh nga kati i tretë i Sanatoriumit ishte në

Stafi i “Shefqet Ndroqi” reagon lidhur me lajmin tragjik, ku një 29-vjeçar me Covid kreu vetëvrasje, duke u hedhur nga kati i tretë. Sipas njoftimit zyrtar, shkaqet që çuan të riun drejt aktit ekstrem janë duke u hetuar, ndërsa bëhet me dije se ai ndodhej prej 4 ditësh i shtruar në spital ku po merrte terapinë e anti-Covid. Gjendja e viktimës ishte e stabilizuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 4:30, kur infermierja ka shkuar në dhomën e tij për t’i bërë injeksionin, por është larguar për të marrë një tjetër medikament që s’e kishte me vete.

Në atë moment i riu është ngritur nga krevati dhe është hedhur nga dritarja. Kur infermierja është kthyer, ajo s’e ka gjetur pacientin në dhomë.

Njoftimi i plotë:

Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar.  Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar ‘Shefqet Ndroqi’ siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë.