3 emrat më të përfolur për t'u zgjedhur drejtor të policisë së Shtetit
Nga ora 09:00 deri në orën 15:00, 11 kandidatët në garën për drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, u intervistuan në Ministrinë e Brendshme nga komisioni i posaçëm në kontrollin final.
Komisioni pritet të përzgjedh 3 emrat më të kuotuar, të cilët do t’i kalojnë ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Vetëm njëri prej tyre do t’i kalojë Kryeminstrit Edi Rama të premten, i cili javën e ardhshme pas mbledhjes së qeverisë, firmos emërimin e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Sipas mediave, emrat më favoritë janë drejtuesi aktual i Qarkut Elbasan, Ilir Proda, drejtori i Policisë së Durrësit, Skënder Hitaj dhe Altin Mena, zv/drejtor i Policisë së Lezhës.
11 kandidatët në garë
1. Adriatik Tafçiu - Shef Sektori, DPPSH
2. Altin Mena – Zv/drejtor i DVP Lezhë
3. Ardian Çipa – Drejtor i DVP Gjirokastër
4. Gentjan Shehaj – Drejtor i Kurrikulave, Akademia e Sigurisë
5. Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol
6. Ilir Proda – Drejtor i DVP Elbasan
7. Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol
8. Neritan Nallbati – Drejtor i Policisë Kriminale, DPPSH
9. Pëllumb Seferi – Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare
10. Rebani Jaupi – Drejtor për Rendin dhe Sigurinë, DPPSH
11. Skënder Hitaj – Drejtor i DVP Durrës
3 emrat më të përfolur
Altin Mena
Ilir Proda
Skënder Hitaj