Aktualitet

3 kandidatët që vijojnë garën për kreun e SPAK

3 kandidatët që vijojnë garën për kreun e SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka verifikuar tre kandidaturat për kreun e ri të SPAK. Në njoftimin e KLPS-së thuhet se të tre kandidatët, Edvin Kondili, Adnan Xholi, Altin Dumani i plotësojnë kushtet për t’u futur në garë.

3 kandidatët që vijojnë garën për kreun e SPAK
Adnan Xholi

Adnan Xholi drejtoi për 7 muaj i komanduar ish-Prokurorinë për Krime të Rënda në vitin 2015. Më pas Xholi u rikthye pranë Prokurorisë së Përgjithshme ku vijoi të qëndronte deri në Korrik të këtij viti kur iu bashkua SPAK.

3 kandidatët që vijojnë garën për kreun e SPAK
EDVIN KONDILI

Përballë tij është prokurori Edvin Kondili, i cili e ka nisur karrierën pranë ish-Prokurorisë për Krime të Rënda në vitin 2004 dhe e vijoi atë edhe në Prokurorinë e Posaçme, aktualisht ku mban detyrën e drejtuesit të seksionit për korrupsionin.

3 kandidatët që vijojnë garën për kreun e SPAK
ALTIN DUMANI

Altin Dumani, aktualisht zëvendës drejtues i Strukturës së Posaçme, prokuror në seksionin e krimit të organizuar, e ka nisur detyrën në 1999 si Oficer i Policisë Gjyqësore. Ai ka mbajtur detyrën si zëvendës drejtues i ish-Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë së Tiranës.

Kreu i SPAK emërohet me shumicë votash nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.