Aktualitet

3 mijë shqiptarë që punojnë në Kroaci do t’ju njihen vitet e punës (së shpejti)

3 mijë shqiptarë që punojnë në Kroaci do t’ju

Shqipëria dhe Kroacia kanë përfunduar raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore, ku do të përfitojnë rreth tre mijë shqiptarë. Lajmin e ka dhënë kryeministri, Edi Rama, në rrjetet sociale.

“Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës”, tha Rama.