Aktualitet

3 punonjës të infektuar me Covid-19, mbyllet Gjykata e Elbasanit

3 punonjës të infektuar me Covid-19, mbyllet Gjykata e Elbasanit

Gjykata e Elbasanit është mbyllur pas infektimit me Covid-19 të tre punonjësve.

Mësohet se të prekur nga koronavirusi kanë rezultuar dy sekretare gjyqësore dhe kryesekretarja e Gjykatës.

Vendimi për mbylljen e kësaj gjykate është marrë nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani për një periudhë kohe të pacaktuar.

Pas infektimeve bëhet me dije se janë kryer tamponë edhe për dy punonjës të tjerë të kësaj gjykate, të cilat kanë pasur kontakt me personat e prekur nga COVID-19.

Deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën 451 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 17,055.