Aktualitet

3 të vdekur nga Covid, ja sa është shifra e të infektuarve në 24 orët e fundit

3 të vdekur nga Covid, ja sa është shifra e të infektuarve

144 persona janë konfirmuar pozitivë me Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërkohë që 3 pacientë të infektuar kanë humbur betejën me virusin.

Ministria e Shëndetësisë njofton se bëhet fjalë për një 57-vjeçar nga Lushnja dhe dy të tjerë nga Tirana, një 74 vjeç dhe një 83 vjeç.

Gjithashtu MSH bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 144 raste. Ndërkaq në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju kujton të mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktoni urgjencën kombëtare në numrin 127, kur dyshoni se jeni i prekur nga Sars-Cov2.

Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40, të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

COVID-19 – Statistika (16 Shtator 2020)

Testime totale                         76400

Raste pozitive              11816

Raste të shëruara        6733

Raste Aktive                 4740

Humbje jete 343 (Qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              2372

Durrës                         526

Shkodër                       365

Lezhë               274

Elbasan                        262

Korçë               214

Fier                              212

Vlorë               181

Kukës               140

Berat               93

Dibër               51

Gjirokastër                 50