3 vatra zjarri aktive në vend, por asnjëra nuk është problematike

E Enjte 11 Gusht 2022, 10:44
TiranaPost
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me zjarret në vend.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, me 3 prej tyre që mbeten ende aktive.
Në një vatër zjarri në fshatin Mal Bardhë, Kurbin, që u ndez ditën e djeshme vijon puna për shuarjen e flakëve. Në Sojnik dhe Tunjë, Gramsh, vijon puna për izolimin e një vatre. Në fshatin Niçë të Pogradecit po punohet për shuarjen përfundimtare të vatrës.
Nga këto tri vatra, asnjëra nuk është problematike sa për të rrezikuar banesa apo përhapje shumë të gjerë, të gjitha ndodhet jashtë zonave të banuara.