Aktualitet

31 dhjetori mund të jetë i mbyllur, Rama në SHBA për vaksinën, rekord rastesh të reja dhe viktimash në vend nga Covid-i

31 dhjetori mund të jetë i mbyllur, Rama në SHBA për

31 dhjetori mund të jetë i mbyllur në mbrëmje!

31 dhjetori mund të jetë i mbyllur, Rama në SHBA për

Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino, ka thënë se në datë 31 dhjetor, nata e ndërrimit të Viteve vendi me shumë mundësi do të jetë i mbyllur pas orës 22:00. Kjo për të frenuar mbledhjet dhe grumbullimet me shumë persona në ambiente të mbyllura.

Bino: Po 31 dhjetori besoj po, pas orës 22:00 do jetë mbyllur. Mbledhjet për festa rrisin numrin e rasteve dhe vdekjeve. Do të rekomandoja që çdokush ta bëjë Vitin e Ri me familjen e tij dhe jo në grup. Por kjo nuk varet vetëm nga unë, por nga një grup ekspertësh. Ajo që rekomandoj unë është që njerëzit të izolohen sa më shumë. Të ruajmë njerëzit tanë e sidomos më të moshuarit.(lexo këtu)

Rama niset drejt SHBA: S'do lemë gur pa luajtur që vaksina të vijë sa më parë në Shqipëri

31 dhjetori mund të jetë i mbyllur, Rama në SHBA për

Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të siguruar vaksinën e Covid-19. Në një status në Twitter, shkruante: “Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s'do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”.(lexo këtu)

Koronavirusi i merr jetën pronarit të televizionit informativ Fax News Kasem Hysenbelliu

31 dhjetori mund të jetë i mbyllur, Rama në SHBA për

Kasem Hysenbelliu, pronari i medias informative Fax News u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare pasi ishte prekur nga Covid-19, ndërkohë që prej disa ditësh kurohej në Turqi.(lexo këtu)

Rekord rastesh të reja dhe viktimash sot në vend

31 dhjetori mund të jetë i mbyllur, Rama në SHBA për

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 846 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier,  82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Kanë humbur jetën 19 qytetarë.(lexo këtu)

Ambasadorja amerikane Yuri Kim sulmon Lapsi.al: Ky artikull keqinterpreton situatën

31 dhjetori mund të jetë i mbyllur, Rama në SHBA për

Një artikull i Lapsi.al ku trajton përplasjet SHBA dhe BE si shkaktare për refuzimin e negociatave ka sjellë reagimin e ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Ambasadorja ka shpërndarë në Tëitter artikullin në të cilin akuzohet se nuk i ka konsideruar ndryshimet Kushtetuese dhe ato të Kodit Zgjedhor si shkelje të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe se i kërkojnë Brukselit të "mbyllë njërin sy" për çeljen e negociatave. Ndërkohë që sipas po të njëjtit artikull zyrtarë të Bashkimit Europian reaguan ashpër dhe paralajmëruan pasojat në procesin e integrimit.

“Ky artikull keqinterpreton situatën. SHBA dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment, SHBA nuk ka bërë thirrje për të "mbyllur njërin sy" ndaj mangësive, përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparim.

Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara së bashku me BE përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor. Shikoni faktet", shkruante Yuri Kim. (lexo këtu)

Porti i Durrësit, port turistik

31 dhjetori mund të jetë i mbyllur, Rama në SHBA për

Porti i Durrësit do të kthehet në një port turistik, i cili do t’i hapë rrugë ndërtimit të marinave detare të përshtatura për jahte, një terminali modern pasagjerësh dhe ndërtesave të reja përgjatë tij, të cilat do të kenë qëllime tregtare dhe hotelerie.

Ky lajm erdhi pas nënshkrimit dhe miratimit në Kuvend të marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot: “Kemi nënshkruar me Emiratet e Bashkuara një marrëveshje bashkëpunimi të rëndësishme dhe një nga projektet më të mëdhaja dhe një ndër to është padyshim rehabilitimi i basenit të Portit të Durrësit duke u kthyer në një marinë gjigande. Po ashtu parashikohet që këtu të kemi edhe ndërtimin e një balline ujore e cila do të jetë një nga ndërtimet më më spektakolare jo vetëm në Ballkan por edhe në Mesdhe. Porti i Durrësit është një nga portet më të vjetra dhe më të mëdhaja, mbi 2400 vjet që tashmë ka ardhur momenti i ti japim një tjetër drejtim. Tashmë qyteti e ka rrethuar portin dhe problemet janë të shumta duke nisur nga ndotja ambientale deri tek zhurma e problematika të tjera. Qëllimi është që Durrësi të kthehet në turistik jo vetëm për ne por për gjithë Rajonin”. (lexo këtu)

Vjena do dëgjojë shqip në koncertin operistik të fundvitit

31 dhjetori mund të jetë i mbyllur, Rama në SHBA për

Saimir Pirgu do të jetë një nga të ftuarit në koncertin operistik të Vjenës. Në një intervistë për Euroneës Albania, tenori shqiptar zbuloi se do të interpretojë dy vepra. Një do të jetë në shqip “Fjalët e Qiririt” të Naim Frashërit dhe tjetra një arie e Ennio Morricone-s që e humbëm këtë vit.

“Vjena është krejtësisht e mbyllur dhe televizioni austriak këtë vit mendoi që për të gjithë teleshikuesit e Austrisë, por edhe më gjerë të krijonte një koncert televiziv, jo të ashtu-njohurin që bëhet çdo vit. Kështu zgjodhi disa nga artistët internacionalë për të marrë pjesë, dhe një ndër ta jam edhe unë, që do të këndoj dy pjesë. Kam zgjedhur dy arie, njërën me tekstin e poetit tonë, rilindasit tonë, Naim Frashëri, “Fjalët e Qiririt”, që për gjendjen që ndodhemi do të ishte shume mirë që kjo drita e qiririt të ndriçonte ndopak këdo që ka trurin të mjegullt këtë periudhë. Gjithashtu edhe melodinë e Ennio Morricon-es që këtë vit e kemi humbur dhe kjo në kujtim të tij, mendova “Nella Fantasia”, është a-ja më e mirë për të rikujtuar mjeshtrin e madh. Mesa munda dhashë mundësi që të këndohej shqip, një arie shqip në televizionin austriak".

Koncerti do të mbahet online nga 21 deri në 24 dhjetor. (lexo këtu)