Aktualitet

31 vjeçari në Tiranë thyen traun e Parlamentit dhe hyn në oborr me makinë! Mendoi se ishte parking

31 vjeçari në Tiranë thyen traun e Parlamentit dhe hyn në

Policia ka arrestuar një 31 vjeçar në Tiranë pasi tentoi të parkonte makinën brenda në oborrin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe dëmtoi traun e hyrjes.

Mediat raportojnë se i riu, i cili kurohej me ilaçe depresioni, ka dashur të parkonte makinën në oborrin e organit legjislativ të vendit, duke e pandehur si parking. Ndërsa është futur me automjet, ka dëmtuar traun në hyrje të institucionit.

“Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament. 32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e policisë.