Aktualitet

33 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Matematikës sot

33 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Matematikës

Rreth 33 mijë maturantë në të gjithë vendin do t`i nënshtrohen sot provimit të tretë me detyrim, atij të Matematikës.

Ashtu sin ë çdo rast, provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30. Përgjatë dy orë e gjysmë maturantët do t’ju përgjigjen pyetjeve, të cilat janë të renditura sipas nivelit të vështirësisë.

Maturantëve u duhet të grumbullojnë 25% të pikëve për të kaluar.

Më herët maturantët iu nënshtruar testeve për Gjuhën e Huaj dhe Letërsinë. I fundit që ka mbetur për t`u zhvilluar është testi i Lëndës me Zgjedhje. Ai do të kryhet më 24 qershor.