Rreth 33 mijë maturantë në vend do të japin sot provimin e parë të Maturës Shtetërore. Lënda e parë është ajo e gjuhës së huaj. Ky është provim i detyrueshëm të cilit i nënshtrohen të gjithë maturantët.
Provimi do të nisë në orën 10:00 në rang kombëtar dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Datat e tjera të provimeve pasardhëse janë:
Letërsia dhe Gjuha Shqipe në 11 qershor
Matematika në 17 qershor
Lënda me Zgjedhje në 24 qershor
Testet e Maturës Shtetërore janë hartuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, ku secili test do të vlerësohet me 60 pikë maksimale.
Maturantët që rezultojnë mbetës i japin provimet në sesionin e dytë.