33 mijë maturantë testohen sot në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

E Shtunë 11 Qershor 2022, 09:32
TiranaPost
Rreth 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të mbyllet në orët 12:30, ashtu si edhe ai i pari i Gjuhës së Huaj.
Dy ditë më parë, më 9 qershor, maturantët ju nënshtruan provimit të gjuhës së huaj. Pragu minimal për të kaluar është 15 pikë, pra 25% e testit.
Përgjigjet e provimit do të dalin jo më vonë se 30 qershori.