Aktualitet

35 vite burg për ish gardistin që vrau gruan nga xhelozia

35 vite burg për ish gardistin që vrau gruan nga xhelozia

Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin me 35 vite burg për ish gardistin Alket Arapaj, i cili shpallet fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij Evelina Seferaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy vite më parë, me 12 shkurt të vitit 2019 në zonën e Allias-it në Tiranë. Ish Gardisti vrau gruan me armën e shërbimit, për arsye xhelozie.

35 vite burg për ish gardistin që vrau gruan nga xhelozia

Fëmija i mitur i çiftit ishte prezent në vendin e ngjarjes. Ishin fqinjët të cilët lajmëruan policinë për krimin e rëndë që kishte ndodhur. Në kohën e arrestimit, ish gardisti nuk bëri rezistencë.

Në dëshminë e tij ai tha: 'Gruaja më tradhtonte prandaj e vrava. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhti nga ana e saj. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt'.

*Tiranapost.al.