Aktualitet

350 mijë nxënës nisin sot vitin e ri shkollor

350 mijë nxënës nisin sot vitin e ri shkollor

Do të ulen sot në bankat e shkollës 350 mijë nxënës në të gjithë vendin.

28 mijë prej tyre ulen për herë të parë në bankat e shkollës.

Risitë e këtij viti arsimor janë disa. Një prej tyre është shtimi i mësuesve ndihmës për nxënësit me nevoja të veçanta. Në gjithë Shqipërinë do të jenë këtë vit 2100 mësues ndihmës, pra 200 më shumë se një vit më parë.

Rritje ka pësuar edhe numri i oficerëve të policisë në shkolla, 40 më shumë se vitin e kaluar, 240 në total.

Punonjësit socialë dhe psikologët janë shtuar gjithashtu, duke qenë në total 850 në të gjithë vendin.

“Fillim i mbarë, me tekste falas për 238 mijë nxënës, 25 shkolla të reja, +216 laboratorë SMART dhe terrene të reja sportive, si dhe me mësues më të motivuar me rritjen historike të pagave në 950 euro në muaj për ta”, shkruan ministrja Manastirliu bashkë me urimin e ditës së parë të shkollës.