Aktualitet

38 mijë të larguar nga puna në dy muaj: Afati i fundit për aplikimin e pagave të luftës

38 mijë të larguar nga puna në dy muaj: Afati i fundit për

Vetëm gjatë periudhës mars-prill janë larguar nga puna rreth 38 mijë punonjës. Këtë shifër zbuloi drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj, e cila bashkë me ministren e Financave Anila Denaj zhvilluan disa takime me biznese të goditura nga pandemia e koronavirusit.

38 mijë të larguar nga puna në dy muaj: Afati i fundit për

Ibrahimaj tregoi edhe afatin për bizneset që përfitojnë nga paga e luftës: Që të aplikojnë nëse nuk kanë aplikuar deri në datën 5 qershor. Nëse bizneset nuk aplikojnë, paga e luftës do u kalojë individëve që përfitojnë.

Drejtoresha e Tatimeve tha:

“Kemi ndjekur procesin e ankesave nga individë apo tatim paguesit që nuk kanë mundur të aplikojnë ose përfitojnë nga paketa e dytë. Janë rreth 38 mijë individë që janë larguar nga puna në periudhën mars-prill për COVID-19, kemi bërë të mundur që të përfitojnë nga paga e luftës. Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve do të afishojë në faqen e vet të gjithë tatim-paguesit që do jenë përfitues të këtij ndryshimi si edhe individët. Kanë kohë që të aplikojnë deri në datën 5 qershor siç ka qene edhe procedura e aplikimit për paketën e dytë. Mbas datës 5 qershor nëse bizneset nuk aplikojnë pagën e luftës do ia kalojmë të gjithë individëve që duhet të përfitojnë duke arritur në vlerën e 170 mijë personave”.

Videon e plotë e gjeni në faqen zyrtare në Facebook të Drejtorisë së Tatimeve: 

38 mijë të larguar nga puna në dy muaj: Afati i fundit për