Aktualitet

400 mln lekë shtesë subvencion për fermerët, Çuçi: Përfitojnë 95% e aplikantëve

400 mln lekë shtesë subvencion për fermerët,

400 milionë lekë shtesë janë dhënë për të mbështetur me subvencione fermerët të cilët aplikuan këtë vit në portalin e-albania. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi thotë se me këtë fond të dhënë nga qeveria, do të mbulohen 95% e rreth 8 mijë aplikantëve të cilët kualifikohen dhe nuk kanë probleme me kriteret e përcaktuara.

Nga Tragjasi i Vlorës për vaksinimin e bagëtive kundër brucelozës, ministri tha:

“Falënderoj edhe njëherë të gjithë ata fermerë që aplikuan për Skemën Kombëtare këtë viti, një skemë e cila po rezulton e suksesshme. Rreth 95% e aplikantëve do të përfitojnë subvencionin”.

Për vaksinimin e bagëtive Bledi Çuçi thas se vaksinimi bëhet falas nga Shërbimi Veterinar.

Për brucelozën do të vaksinohen në të gjithë vendin rreth 400 mijë krerë të imta, ndërsa për rajonin jugor në qarqet Fier, Vlorë e Gjirokastër, do të bëhen rreth 178 mijë vaksina. Me ligjin e ri të Shërbimit Veterinar është parashikuar të punësohen rreth 400 veterinerë në të gjithë vendin.

400 mln lekë shtesë subvencion për fermerët,

400 mln lekë shtesë subvencion për fermerët,

400 mln lekë shtesë subvencion për fermerët,