Aktualitet

46-vjeçari nuk pranon se ka abuzuar seksualisht me të miturën në Pogradec. Çfarë tha para gjykatës

46-vjeçari nuk pranon se ka abuzuar seksualisht me të miturën

40 ditë burg, është masa e arrestit që ka vendosur Gjykata e Pogradecit për 46 vjeçarin Blerim Bizgjozi. Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur në fshatin Vërdovë.

Kjo masë u kërkua nga prokurori Shkëlqim Kokona, pasi sipas tij duhet të vëzhgohet ekspertiza nga psikiatrët për gjendjen e shëndetit mendor të të akuzuarit dhe për minorenen.

Gjithashtu prokurori ka kërkuar ekspertizën edhe për kohën e kryerjes së përdhunimit.

46 vjeçari para gjykatës nuk e ka pranuar akuzën madje ka thënë se kjo histori është e sajuar nga familjarët e 13 vjeçares.

Bizgjoni akuzohet se ka përdhunuar në shtëpinë e tij vajzën, dhe se në disa raste e kishte lidhur. Prej dy vitesh e mitura frekuentonte shtëpinë e tij, pasi ishte shoqe me vajzën e Blerim Bizgjonit. Ai madje ka kërkuar kujdestarinë e vajzës me pretendimin se do e rriste në kushte më të mira ekonomike. Dhe për faktin se një prej prindërve, babai i saj vuan nga sëmundja e shëndetit mendor. 

Vetë e mitura ka dëshmuar në polici dhe ka treguar se 46 vjeçari ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me të, gjithashtu se ka ushtruar dhunë. Seanca e ditës së sotme u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të masave kundër koronavirusit.