Aktualitet

49 vjeçari nga Tirana që ndërroi jetë sot nga koronavirusi vuante nga diabeti

49 vjeçari nga Tirana që ndërroi jetë sot nga koronavirusi

Ka shkuar në 5 numri i viktimave me koronavirus në vend. Mësohet se 49 vjeçari nga Tirana ndërroi jetë mëgjesin e sotëm, për shkak të komplikacioneve. Sipas informacionit zyrtar nga ministria e Shëndetit, 49 vjeçari vuante nga diabeti mellitus, dhe prej 10 ditësh ndodhej në terapi intensive.

Ndërkaq, gazetari i News 24 ka treguar se viktima ishte ndër të parët e shtruar në Infektiv me koronavirus.

Kishte mbi 10 ditë i shtruar në spitalin Covid 1. Personi që ka ndërruar jetë ëhtë ndër të parët persona të shtruar, tre katër ditët e para që u shtrua në Infektiv. Ka pasur një komplikacion të menjëhershëm të shëndetit, shkak dyshohet edhe rëndimi komplikacioni në zemër. Nuk ka qenë e mundur nga mjekët, pavarësisht se bënë çfarë ishte e mundur për ta mbajtur në jetë.

Zyrtarisht nga ministria e Shëndetit, bëhet me dije se janë 10 të shtruar më shumë se një ditë më parë sot tek infektivi.

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Në total, në Shqipëri kemi 123 të infektuar, 19 të regjistruar vetëm në 24 orët e fundit.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

 

•      Tiranë            72 qytetarë

•      Durrës             8 qytetarë

•      Lushnje           4 qytetarë

•      Elbasan           2 qytetarë

•      Fier        12 qytetarë

•      Rrogozhinë     2 qytetarë

•      Kavajë            4 qytetarë

•      Korcë              9 qytetarë

•      Vlorë              4 qytetarë

•      Shkodër          2 qytetarë

•      Lezhe             1 qytetarë

•      Berat              1 qytetarë

•      Has                 2 qytetarë