Aktualitet

5 ditë në grevë urie, përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtareve të Ballshit

5 ditë në grevë urie, përkeqësohet gjendja

Në ditën e 5-të të grevës së urisë, është rënduar gjendja shëndetësore e naftëtareve të Ballshit.

Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar dhe 2 prej grave janë me tension të lartë dhe janë vizituar nga mjekët.

Naftëtarët e Ballshit prej 22 ditësh janë futur në grevë urie, pasi kërkojnë pagat e tyre dhe rikthimin në punë.

Pavarësisht se ndodhen në grevë urie, akoma nuk ka ardhur një zgjidhje për problemin e tyre.

Disa ditë më parë naftëtarët e Ballshit zhvilluan një takim me përfaqësues të firmës që ka në administrin Uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh, por pasukes.

Në takim morën pjesë kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj dhe 5 specialistë të tjerë, të cilët deklaruan se në takim ka pasur premtime boshe, dhe nuk është ofruar asnjë zgjidhje për pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës.