Aktualitet

5 gra dhe 3 fëmijë nga kampi i ISIS do iu dorëzohen autoriteteve shqiptare

5 gra dhe 3 fëmijë nga kampi i ISIS do iu dorëzohen autoriteteve

Rrjeti televiziv amerikan NBC ka njoftuar se pesë gra dhe tre fëmijë që gjendeshin në kampin e ISIS në Siri, u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare dhe pritet që të riatdhesohen.

Fytyrat e grave janë të mbuluara në foton që gazetari i medias amerikane publikon, ndërkohë që nuk bën me dije emrat e tyre, por nënkuptohet se bëhet fjalë për nënshtetas shqiptarë që iu bashkuan shtetit islamik.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme nuk ka komentuar ende lajmin dhe nuk dihet nëse këta individë do të vuajnë ose jo penalitete për largimin nga vendi që të marrin pjesë në një konflikt të huaj.

5 gra dhe 3 fëmijë nga kampi i ISIS do iu dorëzohen autoriteteve

Tiranapost.al