Aktualitet

5 humbje jete sot nga Covid, si paraqitet situata me të shtruarit dhe rastet e reja

5 humbje jete sot nga Covid, si paraqitet situata me të shtruarit dhe

5 persona kanë humbur betejën me Covid në 24 orët e fundit, të moshave 78-85 vjeç. Bëhet fjalë për 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Korça.

Ndërsa janë konfirmuar 234 raste të reja, nga 2862 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

55 raste në Tiranë, 23 në Shkodër, 14 në Korçë, 13 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Gjirokastër, nga 8 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 7 raste në Krujë, Vlorë, Divjakë, nga 5 raste në Fier, Sarandë, Dibër, Gramsh, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Shijak, nga 3 raste në Elbasan, Malësi e Madhe, Peqin, nga 2 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Kuçovë, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Mat, Selenicë, Kolonjë, Këlcyrë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Statistika (13 Prill 2021)

Raste të reja ditore 234
Të shëruar në 24 orë 634
Të shtruar në spitale 192
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2862

Testime totale 594,452
Raste pozitive 128,752
Raste të shëruara 98,903
Raste Aktive 27,523
Humbje jete 2,326

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19673
Fier 2361
Durrës 1161
Gjirokastër 1122
Shkodër 932
Korçë 726
Vlorë 572
Dibër 341
Kukës 315
Elbasan 215
Berat 56
Lezhë 49

*Tiranapost.al.