Aktualitet

5 raste të reja, 3 vetëm në Durrës

5 raste të reja, 3 vetëm në Durrës

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive.

Të shëruar janë 13 qytetarë.

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.

Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

COVID-19 – Statistika (21 Maj 2020)
Testime totale 13825
Testime molekulare 12759
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 969
Raste të shëruara 771
Raste Aktive 167
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 55
Durrës 47
Krujë 31
Shkodër 10
Berat 10
Kamëz 9
Fier 2
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1