Aktualitet

50 nëna të infektuara me koronavirus kanë lindur në 10 muaj pandemi

50 nëna të infektuara me koronavirus kanë lindur në 10 muaj

Nga fillimi i pandemisë deri më tani, kanë lindur në spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” mbi 50 gra të cilat kanë qenë të infektuara me koronavirus. Doktoresha Eliona Demaliaj ka treguar se fatmirësisht të gjitha nënat kanë lindur fëmijë të shëndetshëm dhe as vetë nuk kanë shfaqur problematika.

Në intervistën për Klan ajo thotë:

“Janë mbi 50 raste. Ka pasur lindje me operacion dhe të pakta raste me lindje natyrale. Të gjitha kanë rezultuar që kanë lindur një fëmijë të shëndetshëm, mbarëvajtja e lindjes dhe postlindjes ka qenë e mirë”.

Doktoresha tregon se ka pasur raste të pakta kur nënat shtatzënë janë dërguar në spitalet Covid për trajtim pasi kanë lindur fëmijën.

“Ne e kemi ndjekur aktivitetin e lindjes dhe pas lindjes në spital, në 3 raste gratë i kemi ndjekur tek Covid 1 dhe 2 për shkak të problemeve pulmonare”.

Sipas doktoreshës ato janë ndjekur nga mjekët e familjes, gjinekologët dhe pneumologët në rast të çdo komplikimi, që për fat nuk ka ndodhur tek asnjëra prej tyre.

*Tiranapost.al.