Aktualitet

50 pushues në Shqipëri dyshohet se janë infektuar me koronavirus

50 pushues në Shqipëri dyshohet se janë infektuar me koronavirus

Nga 13 mijë pushues, prej të cilëve 1 mijë janë të huaj, 50 prej tyre janë të dyshuar për koronavirus. Edhe pse ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk ka dhënë adresa konkrete ajo përqëndrohet tek numri dhe masat duke thënë se rastet e dyshuara janë referuar për ndjekje të mëtejshme.

Ministrja tregon se janë ngritur 28 qendra nga veriu në jug, ku pushuesit marrin trajtime gjatë pushimeve në plazh.

Ministrja shkruan: 

Sezon turistik i #sigurt

Më shumë se 13 mijë pushues kanë marrë shërbime mjekësore në 28 qendrat shëndetësore verore që janë 24/7 në dispozicion të pushuesve, nga veriu në jug.

Stafet mjekësore, të trajnuar edhe për situatën e epidemisë, kanë identifikuar si të dyshuar rreth 50 raste me COVID19, të cilët janë referuar për ndjekje të mëtejshme.

#QëndroISigurt#RespektoRregullat.