Aktualitet

6 humbje jete nga Covid, si është situata në spitale

6  humbje jete nga Covid, si është situata në spitale

6 qytetarë kanë humbur jetën nga Covid në Shqipëri; 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Fieri, 1 qyetetar nga Lushnja, të moshave 63 - 79 vjeç.

Ndërsa janë konfirmuar 134 raste të reja nga 2517 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

32 raste në Tiranë, 11 raste në Shkodër, 8 raste në Skrapar, 7 raste në Vlorë, Gjirokastër, 6 raste në Devoll, 5 raste në Lezhë, Kavajë, Pogradec, 4 raste në Fier, 3 raste në Durrës, Elbasan, Malësi e Madhe, Memaliaj, 2 raste në Korçë, Mirditë, Tropojë, Sarandë, Vau i Dejës, Shijak, Vorë, Maliq, Poliçan, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Berat, Mallakastër, Librazhd, Kamëz, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Peqin, Gramsh, Këlcyrë, Konispol.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 155 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Statistika (22 Prill 2021)
Raste të reja ditore 134
Të shëruar në 24 orë 516
Të shtruar në spitale 155
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2517

Testime totale 617,664
Raste pozitive 130,114
Raste të shëruara 103,582

Raste Aktive 24,168
Humbje jete 2,364

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18096
Fier 2060
Durrës 933
Shkodër 756
Gjirokastër 665
Korçë 629
Vlorë 350
Dibër 253
Kukës 242
Elbasan 97
Berat 65
Lezhë 22

Situata me Covid një ditë më parë, 21 Prill:

Raste të reja ditore 138
Të shëruar në 24 orë 465
Të shtruar në spitale 160
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2584

*Tiranapost.al.