Aktualitet

6 humbje jete nga Covid: Tirana mbi 230 të infektuar, zonat me rastet e reja

6 humbje jete nga Covid: Tirana mbi 230 të infektuar, zonat me rastet e

Gjashtë pacientë kanë humbur jetën për shkak të Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri. Betejën me Covid e humbën: Një qytetar nga Gjirokastra 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 62 dhe 71 vjeç, një qytetare nga Puka 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 79 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 81 vjeç.

Ndërsa janë konfirmuar 942 të infektuar, nga 5723 testime në total. Ministria e Shëndetësisë njofton se 34 pacientë të shtruar në spitalet Covid janë në gjendje më të rënduar, ndërsa 206 janë të shtruar në total. 12,848 persona janë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Tirana është qyteti me më shumë të infektuar në 24 orët e fundit:

238 raste në Tiranë, 75 raste në Fier, 74 raste në Durrës, 70 raste në Shkodër, 39 raste në Lezhë, 34 raste në Lushnje, 30 raste në Berat, 29 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Kavajë, 24 raste në Kukës, 22 raste në Krujë, 19 raste në Sarandë, 17 raste në Kamëz, 14 raste në Malësinë e Madhe, Vorë, 11 raste në Mallakastër, Tepelenë, 10 raste në Vaun e Dejës, Dibër, Patos, Korccë, Pogradec, 8 raste në Has, Shijak, Mat, 7 raste në Pukë, Bulqizë, Gjirokastër, Gramsh, Librazhd, 6 raste në Kurbin, Kuçovë, 5 raste në Roskovec, 4 raste në Fushë-Arrëz, Divjakë, Delvinë, Devoll, Peqin, Prrenjas, 2 raste në Mirditë, Himarë, Maliq, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal, Skrapar, Poliçan.

Statistika (16 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 942

Të shëruar në 24 orë 832

Të shtruar në spitale 204

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 5723

Testime totale 1,137,276

Raste pozitive 160,365

Raste të shëruara 144,954

Raste Aktive 12,848

Humbje jete 2,563

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5401

Shkodër 1440

Durrës 1147

Fier 1153

Vlorë 801

Lezhë 691

Elbasan 646

Berat 513

Korçë 286

Kukës 283

Gjirokastër 259

Dibër 228

*Tiranapost.al.