Aktualitet

6 mijë eurot i kam marrë nga baxhanaku! Prokurori Besnik Cani shkarkohet nga detyra

6 mijë eurot i kam marrë nga baxhanaku! Prokurori Besnik Cani

Prokurori Besnik Cani,anëtar i KLP-së është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak se nuk ka deklaruar saktë pasurinë e tij, pra me mungesë të burimeve financiare. Kujtojmë se Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK-së dhe kërkonte që prokurori Cani të shkarkohej nga detyra.

Por prokurori ka thënë se nuk po trajtohet në mënyrë të barabartë:

"Për shumën prej 6 mijë euro kam dokument që janë marrë nga baxhanaku. Kam 26 vite eksperiencë në organet e drejtësisë. Një pjesë e pasurisë si tokë, automjet dhe garazh janë përfituar nga kredi e cila vazhdon akoma të shlyhet. Gjykimi ndaj meje nuk po kryehet i barabartë ashtu si më anëtarët e tjerë të KLP. Kerkoj respektim të të njëjtave të drejta si anëtarëve të tjerë. Nuk është i drejtë largimi im nga radhët e drejtësisë pasi kam 26 vite që kontribuoj, pasi kemi luftuar çdo ditë më krimin e organizuar", ka thënë ai.

DEKLARATA E KOMISIONERIT PUBLIK NE 18 SHKURT:

Për KP nga shqyrtimi i dosjes u provua se subjekti gjendet në kushte të pamjaftueshme për dy shuma të blerjes se banesës.
– subjekti ka deklarim të pasaktë, mungesë të burimeve të ligjshme.
Në lidhje me pasurinë, truall 600 m2 në Paskuqan, nuk provohet burimi i ligjshëm i saj.

Lidhur me pasuritë autoveturë dhe garazh, subjekti ka deklarim të pasaktë ndër vite dhe mungesë të burimeve të ligjshme për blerjen e këtyre pasurive. Në ato vite ka një bilanc negativ prej gati 500 mijë lekë.

KP: Për periudhën 2010-15 subjekti ka një bilanc negativ 2 mln lekë mes të ardhurave të ligjshme dhe shpenzimeve.
Për aftësitë profesionale, konfirmimi në detyrë është vendosur në vlerësim të gabuar të provave. Subjekti ndodhet ne kushtet ku me veprimet dhe mosveprimet e tij, marrëdhënies së tij me një kompani tregtare, si dhe përfitimi i statusit të të pastrehut kur kryente detyrën e titullarit të Prokurorisë Fier, KP rithekson se këto kushte bien ndesh me detyrën e magjistratit.

KP: Për kriterin e pasurisë, subjekti rezulton me mungesë të burimeve financiare. Përfundimisht kërkojmë: Shkarkimin nga detyra të Besnik Canit Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kërkuar shkarkim nga detyra të Besnik Canit.