Aktualitet

62 aksidente në 12 ditë, eksperti tregon shkaqet: Në gusht gjithmonë ky problem

62 aksidente në 12 ditë, eksperti tregon shkaqet: Në gusht

62 aksidente janë regjistruar në gjithën vendin vetëm në 12 ditët e para të muajit gusht. Bilanci është i rëndë, me 11 viktima dhe 70 të plagosur. Por si e shpjegojnë këtë ekspertët rrugorë? Shpejtësia? Sinjalistika? Rrugët? Të gjitha bashkë?

Artur Sulçe, ekspert i Sigurisë Rrugore thotë se një nga faktorët është ardhja e shumë bashkëatdhetarëve në vend dhe kjo do të thotë më shumë rrugë të mbushura me makina, duke rritur shanset për aksidente. Po ashtu ai thotë se trafiku duhet menaxhuar më mirë, dhe kjo duhej të ishte bërë para fillimit të sezonit.

62 aksidente në 12 ditë, eksperti tregon shkaqet: Në gusht

'Një nga faktorët që ka ndikuar në këtë është edhe ardhja e shumë bashkëatdhetarëve si dhe lëvizja më tepër e qytetarëve tanë. Kjo ka sjellë përfshirjen e tyre në aksidente të ndryshme rrugore. Duhet menaxhuar më tepër trafiku dhe këto duhet të ishin bërë para se të vinte sezoni. Muaji gusht gjithnonë ka qenë ky problem'.

Ekspertit thotë se problemi kryesor mbetet shpejtësia tej normave të lejuara, po ashtu sinjalistika rrugore:

'Shpejtësia ka lidhje me mënyrën e lëvizjes dhe të sjelljes së përdoruesit, ndërsa sinjalistika rrugore përcakton mënyrën si duhet të sillet një përdorues rruge. A është vendosur mirë apo keq, kjo është një problem tjetër. Por parimet bazë për të cilat është ndërtuar një sinjalistikë rrugore lidhet me përcaktimin e detyrueshëm të sjelljes së përdoruesve të rrugës. Nëse kjo sinjalistikë respektohet nga përdoruesit jam i sigurt se numri i aksidenteve do të bjerë'.

Sipas statistikave, në gjithë vendin janë regjistruar 635 aksidente në 7 muajt e parë të vitit. Një ulje me 227 më pak në krahasim me vitin e kaluar po në të njëjtën periudhë. Masat e bllokimit për shkak të pandemisë ndikuan në uljen e aksidenteve rrugore, që shkaktoi 88 humbje jete në 7 mujorin e parë, 27 më pak se në 2019.

Intervista e ekspertit rrugor për Abc News.