Aktualitet

71 të prekur për 3 ditë, Tirana vatra më e nxehtë

71 të prekur për 3 ditë, Tirana vatra më e nxehtë

Prej tri ditësh qytetet e Shqipërisë nuk raportojnë raste të reja. Vatra më e nxehtë është kryeqyteti me 71 të prekur të rinj në tre ditët e fundit.

Ditën e martë me 24 të prekur, të mërkurën me 21 dhe sot me 26 raste të reja.

Shpërthimi në një call center dhe rasti i infermieres së infektuar të QSUT-së e çuan kryeqytetin në 122 raste aktive në total. Lajmi i mirë është që të gjithë të infektuarit brenda Nënë Terezës janë asimptomatikë.