Aktualitet

74 të infektuar në 24 orët e fundit: Ku janë të shpërndarë rastet? Tirana e para

74 të infektuar në 24 orët e fundit: Ku janë të

74 raste të reja me të infektuar janë konfirmuar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se numrin më të madh të rasteve të sotme e kanë Tirana dhe Kruja.

Janë kryer 392 testime për të dyshuar, dhe janë konfirmuar 74 raste. Shpërndarja gjeografike, 22 në Tiranë, 12 krujë, 8 Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz Përmet dhe Malësi e Madhe, nga 1 rast në Lushnjë Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë- 1657 të shëruar në total nga fillimi i epidemisë.

1160 persona aktivë më koronavirus ka në vend, kryesisht në Tiranë Shkodër, Krujë dhe Durrës.