Aktualitet

722 të infektuar në Shqipëri po ndiqen nga mjekët e familjes

722 të infektuar në Shqipëri po ndiqen nga mjekët e familjes

Nga 1088 raste aktive me koronavirus, 80 pacientë janë të shtruar në spital ndërsa për 722 po kujdesen mjekët e familjes. Këta janë persona që janë të infektuar por nuk kanë simptomat e rënda të koronavirusit.

Lajmin e bën me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila thotë se mjekët e familjes po ndjekin një protokoll të caktuar për pacientët. Në total janë 1600 mjekë familjeje të cilët ndjekin rastin e të infektuarve të cilët janë izoluar në shtëpi.

Në postimin në rrjetet sociale ministrja rikujton masat që duhen ndjekur nga qytetarët:

Postimi i plotë:

"#COVID19

Përveç punës së jashtëzakonshme që po bëhet në spitalin infektiv, rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga SARS-COV2 ka angazhuar akoma më shumë rreth 1600 mjekë familje në të gjithë vendin që ndjekin sipas protokollit, pacientët me simptoma të lehta në kushte shtëpie.

??‍⚕️?‍⚕️ Gjatë 24 orëve të fundit, 722 qytetarë te prekur nga virusi i rrezikshëm janë ndjekur nga mjekët e familjes në të gjithë vendin.

‼️#RespektoniRregullat

?#VendosMaskën

↔️ #MbajDistancën 1.5 metër

?#RuajHigjienën

Të frenojmë përhapjen e ?#COVID19?".