Aktualitet

76 drejtues mjeti dhe 65 këmbësorë të ndëshkuar në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

76 drejtues mjeti dhe 65 këmbësorë të ndëshkuar në

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar në 24 orët e fundit me gjobën 10.000 lekë, 65 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

76 shtetas kanë shkelur urdhrin e ndalimit të qarkullimit me makinë dhe janë dënuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim të mjetit.

Njëri prej shtetasve u shoqërua në komisariat dhe u procedua penalisht për kundërshtim të urdhrit të punonjësve të Policisë.

Shtetasi me iniciale K.B u gjobit me 700 mijë lekë pasi theu vetëkarantinimin. Ishte kthyer nga Italia më 11 mars dhe duhej të qëndronte 14 ditë i izoluar.

Në të gjithë vendin janë konstatuar gjithashtu 9 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.