Aktualitet

8 pyetje për Majlindën në një video cool nga zyra në Sarajevë

8 pyetje për Majlindën në një video cool nga zyra në

E ka nisur me një video cool vitin e ri të punës me stafin e saj në RCC në Sarajevë Majlinda Bregu. E veshur me ngjyra të pranverës, në fakt Bregu është gjetur përpara disa pyetjeve të bëra nga stafi. Janë tetë pyetje të cilave iu është përgjigjur në 87 sekonda në një video ku tregon personalen dhe profesionalen Majlinda Bregu.


Ekipi i PR në RCC: Përshëndetje të gjithëve, le të marrim ca mendime të Sekretares së Përgjithshme të RCC-së

Majlinda Bregu: Përshëndetje goca, e shoh që ju ka marrë malli.

Ekipi i PR në RCC: Sapo na rrëmbeve fjalinë e parë.

Majlinda Bregu: Vërtet?

Ekipi i PR në RCC: Dimrin mesdhetar të Tiranës, apo të ftohtin polar të Sarajevës?

Majlinda Bregu: Në fakt s`e kam problem, kështu që të dyja do të thosha. Por asgjë nuk djeg më shumë se ftohtësia.

Ekipi PR në RCC: Dimër apo verë?

Majlinda Bregu: Të katërta stinët

Skuadra e PR në RCC: E kuqe apo blu?

Majlinda Bregu: shumëngjyrëshe, kombinim ngjyrash. Bashkëpunim.

Ekipi PR në RCC: Kafe apo çaj?

Majlinda Bregu: Uji është i mjaftueshëm, uji rrjedh me shpirtin. E ka thënë Niçe, jo unë.

Eipi PR në RCC: Vrap apo palestër?

Majlinda Bregu: TRX. Forcon durimin, të bën më të fortë e më fleksibël.

Ekipi PR në RCC: Zoom apo live?

Majlinda Bregu: Live sigurisht. A ka ndonjë fans të Zoom?!

Ekipi PR në RCC: Tregu i Përbashkët Rajonal apo BE?

Majlinda Bregu: Aaa, ky është provokim. Padyshim që ne jemi aq të zgjuar për të kuptuar se na duhet një Treg i Përbashkët Rajonal në rrugëtimin e gjatë drejt BE.

Ekipi i PR në RCC: A do jetë 2021-shi më i mirë?

Majlinda Bregu: Koha ecën, shpresoj shumë të jetë vit më i mirë.

Ekipi i PR në RCC: Apple apo Android?

Majlinda Bregu: Apple. (celular) 2 Mollë në ditë. ?Mirupafshim!

Ekipi i PR në RCC: Mirupafshim!